Ermal Meta në kopertinën e revistës së famshme italiane “Vanity Fair Italia”: Historia e këngëtarit që adoptoi dy vajza nga jetimorja në Shqipëri

Këngëtari shqiptar me famë të madhe në Itali, Ermal Meta, është bërë protagonist i kopertinës së javës në revistën prestigjioze Vanity Fair Italia.
Me një portret të fuqishëm dhe një rrëfim intim, Ermal Meta ndan për herë të parë publikisht detaje të rëndësishme nga jeta e tij personale.
Në intervistën ekskluzive për revistën, Ermal Meta rrëfen: “Për vite me radhë mendova se nuk do të doja fëmijë, nga frika se mos bëhesha si im atë”.
Por jeta e tij mori një kthesë të bukur: një vit më parë, ai dhe partnerja e tij, Chiara, u bënë prindër të vajzës Fortuna. Dhe surprizat nuk mbarojnë këtu: së shpejti, ata do të mirëpresin edhe dy vajza të tjera.
“Prej tre vitesh, ato janë vajzat tona në zemër. I kemi njohur kur ishin 15 vjeç në një jetimore në Shqipëri. Deri tani, nuk mund t’i adoptonim zyrtarisht pasi nuk ishim të martuar. Por në qershor ato mbushin 18 vjeç dhe do të vijnë të jetojnë me ne”, zbulon këngëtari, i cili për këtë pjesë të jetës kishte zgjedhur të mos fliste më parë.
Përtej jetës private, Ermal Meta flet edhe për angazhimin e tij qytetar, duke kujtuar fjalimin e tij në skenën e Koncertit të 1 Majit në Romë. “Italia është një shtet antifashist, dhe ‘concertone’ nuk bën përjashtim. Nuk e kuptoj pse duhet t’u shpjegojmë të rinjve konceptin e antifashizmit,” kishte deklaruar ai, një mendim që vijon të mbështesë me bindje edhe sot.
Me këtë paraqitje në Vanity Fair, Ermal Meta dëshmon edhe një herë se është jo vetëm një artist i talentuar, por edhe një njeri me një zemër të madhe dhe me vlera të forta. /Telegrafi/
The post Ermal Meta në kopertinën e revistës së famshme italiane “Vanity Fair Italia”: Historia e këngëtarit që adoptoi dy vajza nga jetimorja në Shqipëri appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.