2 Ton sjell këngën e re “Shokë për zemër”

Reperi i njohur 2Ton ka sjellë projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Shokë për zemër”.
Teksti dhe linja melodike janë krijuar nga vet artisti, ndërsa për prodhimin është kujdesur Ero, duke i dhënë këngës një tingull modern dhe të pasur.
Për masterizimin u kujdes Don Gima, ndërsa videoklipin e kompletoi regjisori i njohur Valon Aziri, duke sjellë një përvojë vizuale tërheqëse dhe të kuruar deri në detaj.
Foto: YouTube
Projekti tashmë është publikuar në YouTube dhe po merr reagime pozitive nga ndjekësit dhe fansat e reperit.
Nga tekstet dhe mesazhi i këngës duket se 2Ton ia ka dedikuar miqve të ngushtë që kanë qenë gjithmonë pranë tij, duke qëndruar me të në çdo situatë dhe duke mos e lënë kurrë në baltë.
Foto: YouTube
Kënga është një dedikim për miqësinë e vërtetë dhe besnikëri, duke reflektuar emocionet e artistit dhe lidhjen e tij të fortë me ata që e mbështesin.
Ky projekt ndodhet në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
Comments
This post currently has no comments.