menu Home chevron_right
Music

Frontmeni i grupit A-ha zbulon se vuan nga sëmundja e Parkinsonit: Tashmë nuk ndjehem sikur mund të këndoj

Admin | June 4, 2025

Frontmeni i njohur i grupës norvegjeze a-ha, Morten Harket (65 vjeç), ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare të bendit se është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.

Harket tregoi se prej kohësh ka pasur vështirësi me zërin, si pasojë e kësaj sëmundjeje progresive që dëmton trurin. “Problemet me zërin janë vetëm një nga arsyet pse ndjej pasiguri për të ardhmen time artistike,” tha ai. “Aktualisht, nuk ndjehem i aftë të këndoj — dhe kjo për mua është një shenjë e qartë”.

Magne Furuholmen, kolegu i tij nga grupi, tha se të gjitha aktivitetet e ardhshme të a-ha do të përshtaten sipas gjendjes së Harketit.

Lajmin Harket e dha gjatë një interviste në faqen zyrtare të bendit, me biografin Jan Omdahl. “Nuk kam pasur problem ta pranoja diagnozën,” u shpreh ai. “Me kohën kam përvetësuar mënyrën e të menduarit të babait tim 94-vjeçar: ‘Përdor atë që ende funksionon’”.

Në vitin 2024, në Klinikën Mayo në SHBA, Harketit iu vendosën elektroda në të dyja anët e trurit për të zbutur simptomat. Pajisjet janë të lidhura me një stimulues të vogël nën lëkurë, në kraharor, i cili dërgon impulse elektrike. Operacionet kanë sjellë përmirësim të ndjeshëm.

“Po jap më të mirën që të ngadalësoj përkeqësimin e sistemit tim të brendshëm,” tha Harket. “Është e vështirë të gjesh një ekuilibër mes medikamenteve dhe efekteve të tyre anësore. Ka shumë për të peshuar kur përpiqesh të imitosh mënyrën perfekte se si trupi kontrollon çdo lëvizje, situata shoqërore apo përballjen me jetën e përditshme”.

Megjithëse nuk pret të rikthejë “kontrollin teknik të plotë” mbi zërin e tij, Harket theksoi se ende po punon mbi disa këngë të cilat i konsideron shumë të veçanta. “Nuk jam i sigurt nëse do t’i përfundoj. Do të shohim nëse do të shohin dritën e publikimit. Më pëlqen ideja që të hyj në një projekt krejt ndryshe — si një pacient me Parkinson dhe si artist. Gjithçka varet nga unë — së pari duhet të përballem me këtë”.

Ai i dha një mesazh edhe fansave: “Mos më përkufizoni vetëm përmes këngës dhe karrierës. Këndimi është një përgjegjësi për mua, por kam edhe pasione të tjera që janë po aq pjesë e imja dhe po aq të vërteta.”

Edhe Furuholmen reagoi në Instagram, duke pranuar se, edhe pse bendi ishte në dijeni të diagnozës prej kohësh, lajmi zyrtar i ka prekur thellë. “Është e vështirë ta pranosh këtë,” shkroi ai. “Kemi shumë dhembshuri për Mortenin dhe familjen e tij, si dhe shumë mirënjohje për gjithçka që kemi kaluar bashkë”.

Grupi a-ha u formua në Oslo në vitin 1982, me anëtarë Paul Waaktaar-Savoy (kitarë), Magne Furuholmen (tastierë) dhe Morten Harket (vokal). Ata kanë pasur nëntë këngë në Top 10 të Britanisë, përfshirë hitet botërore Take on Me dhe You Are the One.

Në përmbyllje, Harket i ftoi fansat të mos shqetësohen për të, por të fokusohen në sfidat e vërteta të botës. “Zbuloni se kush doni të jeni — kjo mund të ndryshojë çdo ditë. Sjelluni mirë me natyrën, themelin e ekzistencës sonë, dhe ruajeni mjedisin sa ende kemi kohë. Unë jam në duar të sigurta”. /Telegrafi/

The post Frontmeni i grupit A-ha zbulon se vuan nga sëmundja e Parkinsonit: Tashmë nuk ndjehem sikur mund të këndoj appeared first on Telegrafi.

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play