DJ Geek publikon projektin e ri “Inati” – ritme verore dhe plot emocione
DJ Geek është rikthyer në skenën muzikore me një projekt të ri, të punuar me shumë kujdes dhe detaje.
Kënga e tij më e fundit, me titull “Inati”, është publikuar në kanalin zyrtar të YouTube dhe premton të sjellë energji pozitive për dëgjuesit.
“Inati” karakterizohet nga ritme të gjalla, që të çojnë në një udhëtim muzikor të mbushur me emocione, kujtime, verë, shoqëri dhe dashuri.
Kjo atmosferë verore është përforcuar edhe nga videoklipi i realizuar enkas për projektin, i cili vjen me ngjyra të ndezura dhe pamje që të sjellin menjëherë ndjesinë e ditëve të ngrohta.
Me këtë publikim, DJ Geek vazhdon të tregojë stilin e tij unik dhe aftësinë për të krijuar këngë që lidhen lehtësisht me publikun, sidomos në sezonin e verës, kur muzika ritmike dhe energjike është gjithmonë në krye të listave të dëgjimit. /Telegrafi/
The post DJ Geek publikon projektin e ri “Inati” – ritme verore dhe plot emocione appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.