Dy bashkëpunimet që ia bënë edhe më të nxehtë verën David Dreshajt

Vera e këtij viti ka qenë një ndër më të ngarkuarat dhe më të suksesshmet për artistin e njohur, David Dreshaj. Në çdo cep ku ka shqiptarë – qoftë në evente verore, festa apo koncerte – këngët e tij kanë dominuar atmosferën, duke e bërë atë një nga emrat më të kërkuar të skenës muzikore.
Meritë të madhe për këtë e kanë dy bashkëpunimet e tij më të fundit, që u kthyen menjëherë në hite. Kënga “Pa të pa”, në duet me Ermal Fejzullahun, u shndërrua në një refren veror të padiskutueshëm, duke u kënduar kudo nga publiku. Ndërkohë, edhe “Ky merak”, projekti i përbashkët me DJ PM dhe DJ DAGZ, pushtoi rrjetet sociale dhe platformat muzikore, duke mbledhur miliona klikime dhe pëlqime.
Suksesi i këtyre dy këngëve solli për Davidin një verë plot udhëtime, ftesa dhe skena të reja. Ai performoi para publikut entuziast, i cili i këndonte çdo varg bashkë me të, duke e bërë çdo mbrëmje një festë të vërtetë.
Përveç muzikës, një element që e bën Davidin të spikatur është edhe kujdesi ndaj imazhit dhe stilit personal. Ai guxon me modën, duke sjellë një luku gjithmonë modern e të veçantë, që i jep një dimension tjetër performancave të tij.
Ne ju sjellim disa nga fotot ekskluzive të David Dreshajt, realizuar gjatë ditëve të nxehta të koncerteve të kësaj vere, ku ai shkëlqeu me energji, karizëm dhe muzikën e tij që pushtoi publikun.
Comments
This post currently has no comments.