“Princeshë” – bashkëpunimi i Bruno Revolt dhe Endion Aliko bëhet hit i menjëhershëm

Kënga më e re me titull “Princeshë”, e interpretuar nga Bruno Revolt dhe talenti i ri Endion Aliko, ka shënuar sukses të menjëhershëm në platformën YouTube.
Vetëm dy ditë pas publikimit, projekti ka kaluar shifrën e 100 mijë klikimeve, duke u shndërruar në një nga surprizat më të pëlqyera të fundverës.
E realizuar në zhanrin pop folk, kënga ka marrë komente pozitive nga publiku, i cili e ka cilësuar si një ritmikë të lehtë dhe melodi që të mbetet në mendje. “Princeshë” po shihet si një hit veror i vonë, që e mbyll sezonin me energji pozitive.
Bruno dhe Endion Aliko, përveç suksesit me këtë projekt, kanë qenë të angazhuar gjatë gjithë verës me koncerte në vende të ndryshme anë e kënd globit, duke dëshmuar edhe një herë kërkesën e lartë të publikut për performancat e tyre live.
Me këtë bashkëpunim, Bruno Revolt vazhdon të forcojë pozitën e tij si një emër i njohur në skenën muzikore, ndërsa Endion Aliko po e konsolidon gjithnjë e më shumë karrierën e tij si talent i ri me perspektivë të madhe. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be
Comments
This post currently has no comments.