menu Home chevron_right
Music

Taika Waititi flet si regjisor i klipit të ri të Ritës: Ishte si një ëndërr të punoja me gruan time

Admin | September 25, 2025
Taika Waititi flet si regjisor i klipit të ri të Ritës: Ishte si një ëndërr të punoja me gruan time

Taika Waititi ka thënë se ishte një “ëndërr” për të, që të ishte regjisor i klipit të këngës më të re të Rita Orës, “All Natural”.

Këngëtarja u rikthye të mërkurën (24 shtator) me këtë këngë joshëse, të cilën e përshkroi si një rrëfim për “të mësuarit të duash çdo anë të vetes – të fortën dhe të brishtën, dritën dhe hijet”, shkruan The Independent.

“Ky projekt është mbi rritjen, shërimin dhe zbulimin e vetvetes”, tha Rita. “Shpresa ime është që kur njerëzit ta dëgjojnë, të lidhen me udhëtimin e tyre personal dhe të ndihen të përfaqësuar në të”.

– YouTube youtu.be

Nën regjinë e Waititit, me të cilin Rita u martua në vitin 2022, vklipi e sjell këngëtaren duke kërcyer nën drita të mëdha industriale, në një hapësirë që të kujton një klub të braktisur.

Në një intervistë përThe Independent, fituesi i Oscar-it e përshkroi punën me Ritën si “punën më të lehtë në botë”.

“Nuk jam i sigurt nëse mund ta quaj punë”, u shpreh ai me humor. “Është thjesht të drejtoja kamerën kah shoqja ime më e mirë, e cila rastësisht është jashtëzakonisht e bukur dhe natyrshëm e talentuar. Madje as nuk e përdora vetë kamerën – thjesht i tregova operatorit ku ta drejtonte. Dhe gjatë gjithë kohës dëgjonim këtë këngë brilante. Ishte vërtet një ëndërr”.

Taika Waititi (Foto: Rita Ora/Instagram)

Kënga është prodhuar nga Joel Little, producent, muzikant dhe kantautor nga Zelanda e Re, fitues i çmimit Grammy (i njohur për bashkëpunimet me Taylor Swift, Lorde dhe Gracie Abrams).

Paralelisht, Ora ka realizuar një mini-dokumentar me regjisoren britanike Stella Scott, ku reflekton mbi origjinën e saj kosovare dhe jetën e fëmijërisë në perëndim të Londrës. Dy episodet e para u publikuan javën e kaluar në Instagramin e saj.

Albumi më i fundit i artistes, You & I, u lansua në vitin 2023 dhe debutoi në top 10 të listës britanike të albumeve.

Foto: Rita Ora/Instagram

Sipas njoftimit për shtyp, “All Natural” hap një “kapitull të ri” në karrierën e saj: “Një që ndjehet më e mprehtë, më e fuqishme dhe më e sinqertë se kurrë më parë”.

Përveç muzikës, Ora dhe Waititi po punojnë edhe në një projekt të ri muzikor të bazuar në festivalin famëkeq Fyre Festival. Në një intervistë për The Hollywood Reporter, regjisori e përshkroi projektin si “emocionues, i çuditshëm dhe potencialisht katastrofik”.

Festivali, i planifikuar të mbahej në një ishull të Karaibeve në vitin 2017, u kthye në një dështim për shkak të organizimit të dobët nga bashkëthemeluesit. Pjesëmarrësit që kishin paguar dhjetëra mijëra dollarë për bileta dhe akomodim përfunduan të braktisur, duke fjetur mbi dyshekë të lagur në tenda të ndihmës humanitare, ndërsa ushqimi i ofruar ishin sanduiçe me djathë të servirura në kuti stiropori.

“Mezi pres të filloj dhe të marr pak nga ato para të ëmbla të teatrit amerikan”, tha Waititi me shaka. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply





  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play