menu Home chevron_right
Music

Kërkesa e madhe e detyron Alban Skënderajn të mbajë tri netë koncert në Prishtinë

Admin | September 28, 2025
Kërkesa e madhe e detyron Alban Skënderajn të mbajë tri netë koncert në Prishtinë

Alban Skënderaj ka paralajmëruar një super koncert më 4 dhjetor në Prishtinë, i cili pritej të ishte një nga eventet muzikore më të mëdha të këtij viti.

Interesimi i publikut ka qenë aq i madh, saqë biletat e natës së parë u shitën brenda pak orësh, duke detyruar artistin të shtojë edhe një natë të dytë.

Por kërkesa nuk u ndal me kaq. Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm, Albani vendosi të shtojë edhe një natë të tretë, duke e kthyer këtë koncert në një seri të veçantë që do të zgjasë më 4, 5 dhe 6 dhjetor.

Në një postim të gjatë në rrjete sociale, këngëtari u shpreh mirënjohës për këtë sukses të menjëhershëm:

“MOTIV”, Prishtinë bën 2 netë “sold out” për një ditë! Nuk e di të them nëse e meritoj apo jo, por di të them që këtë vlerësim të jashtëzakonshëm e marr si një përgjegjësi shumë të madhe për t’ju ofruar absolutisht më të mirën nga vetja”.

Ai shtoi se biletat për natën e tretë dhe të fundit do të dalin sot në orën 18:00 në VIVIVERE.AL, duke njoftuar se nuk do të ketë një natë të katërt.

“Shihemi me datë, 4, 5 dhe 6 dhjetor në Prishtinë! Faleminderit dhe përjetësisht mirënjohës”, përfundoi Albani.

Ky sukses tregon edhe një herë lidhjen e veçantë që artisti ka me publikun shqiptar dhe pritjen e madhe që fansat i rezervojnë gjithmonë projekteve të tij. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply





  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play