Taylor Swift shfaqet me një unazë spektakolare rozë 14 karatëshe – arrin vlerën 26 mijë euro

Taylor Swift vazhdon të mbetet një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës botërore.
Çdo qytet ku ajo performon e pret me entuziazëm dhe koncertet e saj shiten brenda pak minutash, falë fenomenit global të “Swifties”, fansat e saj të përkushtuar.
Së fundmi, emri i këngëtares është përmendur jo vetëm për sukseset muzikore, por edhe për një situatë shqetësuese.
Foto: Instagram
Policia ka bërë të ditur se një person që e kishte përndjekur më parë është shpallur i zhdukur. Kjo ka ngritur alarmin për Swift dhe familjen e saj, pasi më herët ka pasur përpjekje për të hyrë në shtëpinë e saj dhe është vendosur edhe një urdhër mbrojtjeje.
Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve, artistja nuk ndalet dhe vazhdon të sjellë projekte të reja.
Ajo ka prezantuar kopertinën e albumit “The Life of a Showgirl: The Crowd Is Your King”. Kopertina e albumit ka marrë vëmendje të madhe për ngjyrat e gjalla dhe detajet simbolike që lidhen me punën e saj të fundit.
Një element që ka tërhequr veçanërisht fansat është unaza e saj rozë prej ari 14 karatësh, e zbukuruar me 35 karatë diamante nga “Zydo Italy”, e dizajnuar nga marka prestigjioze Kallati.
Vlera e saj arrin në rreth 26 mijë euro. Ky detaj i shndritshëm është komentuar gjerësisht, ashtu si edhe unaza e fejesës që Swift mori nga partneri i saj, Travis Kelce. /Telegrafi/

Comments
This post currently has no comments.