Koncerti i Robbie Williams në Turqi anulohet pas komenteve pro-Izraelit

Koncerti i shumëpritur i këngëtarit të njohur britanik, Robbie Williams, që ishte planifikuar të mbahej më 7 tetor në Stamboll, është anuluar në minutën e fundit.
Sipas mediave turke, anulimi erdhi si pasojë e presionit publik dhe shqetësimeve për sigurinë, pas reagimeve të shumta në rrjete sociale lidhur me qëndrimet pro-Izraelit të artistit.
Williams, i cili do të performonte për herë të parë në Turqi, ka një lidhje personale me vendin përmes bashkëshortes së tij, Ayda Field, e cila ka lindur atje. Megjithatë, kjo nuk e pengoi një pjesë të madhe të përdoruesve turq në internet ta akuzojnë këngëtarin për mbështetje ndaj Izraelit, duke bërë thirrje që koncerti të mos mbahej.
Foto: Robbie Williams
As vetë artisti dhe as organizatorët nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për anulimin, por burime pranë produksionit kanë theksuar se vendimi është marrë për të shmangur çdo incident të mundshëm gjatë eventit.
Robbie Williams ishte në mesin e disa artistëve ndërkombëtarë që kohët e fundit janë përballur me polemika në lidhje me qëndrimet e tyre publike për konfliktin në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/
Comments
This post currently has no comments.