Alban Skënderaj shton edhe natën e katërt për koncertin në Prishtinë

Koncerti i shumëpritur “Motiv i jetës time” nga Alban Skënderaj në Prishtinë po kthehet në një event edhe më të madh.
Fillimisht, koncerti ishte planifikuar të mbahej në 4, 5 dhe 6 dhjetor, por kërkesat e shumta nga fansat kanë bërë që artisti të shtojë edhe një natë të katërt, duke i dhënë mundësi të gjithë atyre që nuk kanë mundur të sigurojnë bileta të marrin pjesë në këtë spektakël muzikor.
Në një postim në Facebook, Shkënderaj shprehet me mirënjohje për fansat e tij.
“Më kanë ardhur shumë mesazhe këto ditë! Sinqerisht isha i sigurt se nata e tretë do të ishte e fundit, por ju nuk reshtni kurrë së më befasuari! Ju jam përgjithmonë mirënjohës”.
Ky vendim vjen si një përgjigje ndaj dashamirësisë së madhe të publikut dhe dëshirës për të ofruar një eksperiencë të paharrueshme.
Të pranishmit mund të presin atmosferë të jashtëzakonshme dhe performanca të paharrueshme të këngëve më të njohura të Albanit, duke shijuar një natë të mbushur me muzikë dhe emocion.
Për të gjithë fansat që duan të jenë pjesë e këtij eventi, nata shtesë është një mundësi ideale për të përjetuar muzikën live të artistit dhe për të krijuar kujtime të veçanta. /Telegrafi/
Comments
This post currently has no comments.