menu Home chevron_right
Music

Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekorde – ia kalon edhe Adele

Admin | October 14, 2025
Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekorde – ia kalon edhe Adele

Taylor Swift ka shënuar sërish histori.

Albumi i saj i 12-të në studio, “The Life of a Showgirl”, është shitur në katër milionë kopje në Shtetet e Bashkuara vetëm një javë pas publikimit, duke thyer një rekord të mbajtur nga Adele për gati një dekadë, raporton HuffPost.

Këto janë shitjet më të mëdha të javës së parë në historinë e muzikës moderne, konfirmoi Luminate, një kompani analitike që ka ndjekur shitjet që nga viti 1991.

– YouTube www.youtube.com

Me këtë, Swift tejkaloi albumin 25 të këngëtares Adele, i cili shiti 3.4 milionë kopje në javën e parë në vitin 2015.

“The Life of a Showgirl” u publikua më 3 tetor dhe shiti 3,479,500 kopje në javën e parë.

Swift u bë gjithashtu artistja solo me më shumë albume në vendin e parë në Billboard 200, me 15, duke tejkaluar Drake dhe Jay-Z, të cilët kanë nga 14 secili. Të vetmit artistë që janë ende përpara saj janë legjendarët ‘The Beatles’, me 19 albume në krye të tabelës.

Albumi i ri theu gjithashtu rekordin për shitjet më të mëdha në një javë të vetme në ShBA, me 1.2 milion kopje të shitura në ditën e parë.

– YouTube www.youtube.com

Lajmi për shitjen e albumit vjen menjëherë pas njoftimit të dy projekteve të reja në platformën Disney+.

I pari është një serial dokumentar me gjashtë episode rreth turneut të saj historik “Eras”, dy episodet e para të të cilit mbërrijnë më 12 dhjetor. Projekti i dytë është një film, i cili përfshin edhe performanca nga albumi i saj “The Tortured Poets Department”. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play