Loredana Zefi bashkon forcat me këngëtaren polake, Schwesta Ewa

Rap artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka ngjallur sërish vëmendjen e publikut pas paralajmërimit të një bashkëpunimi të ri.
Këtë herë, ajo ka bashkuar forcat me reperen e njohur me origjinë polake, por aktive në skenën muzikore gjermane, Schwesta Ewa.
Artistet kanë ndarë në rrjetet sociale një pjesë të shkurtër nga projekti që pritet të publikohet së shpejti, duke krijuar pritje të mëdha në mesin e fansave të tyre.
Foto: Instagram
Në videon e publikuar, dëgjohet një fragment i këngës që kombinon energjinë e njohur të Loredanës me stilin e fortë dhe të drejtpërdrejtë të Schwestas.
Ndërsa Schwesta Ewa, e cila njihet për tekstet e saj autentike dhe jetën e saj të diskutuar, e ka konsoliduar prej vitesh pozicionin e saj në hip-hop-in gjerman.
Fansat në komente janë shprehur të emocionuar për këtë kombinim të papritur, duke e quajtur “një nga duetet më interesante të vitit”.
Ende nuk është bërë e ditur data e publikimit, por sipas reagimeve të dy artisteve, lansimi pritet shumë shpejt.
Duke gjykuar nga fragmenti i parë dhe karizmatika që i bashkon, bashkëpunimi i Loredanës me Schwestan pritet të sjellë një projekt të fuqishëm që do të dominojë platformat muzikore dhe të bëhet një nga publikimet më të komentuara të këtij sezoni. /Telegrafi/
Comments
This post currently has no comments.