Ermal Demiri prezanton këngën e re “Për ty e për mu” – një baladë ndjenje dhe shprese në skenën e artistëve të rinj

Artisti i ri Ermal Demiri ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Për ty e për mu”, një baladë e ngrohtë në zhanrin R&B, që sjell një ndërthurje emocionale mes ndjenjës dhe tingullit modern.
Kënga është realizuar me kujdes artistik nga Lis Boshtrakaj, i cili është kujdesur për produksionin muzikor, ndërsa teksti mban firmën e Arjola Zadrimës dhe Auron Devës – dy emra të njohur në krijimtarinë e muzikës shqipe.
“Për ty e për mu” vjen si një rrëfim i sinqertë dashurie, me një interpretim vokal që nxjerr në pah ndjeshmërinë dhe stilin e veçantë të Ermalit, duke e pozicionuar atë si një nga zërat më premtues të brezit të ri.
– YouTube youtu.be
Ermali këtë herë prezantohet në kategorinë “New Artist”, me synimin për t’u kualifikuar në fazën finale të festivalit, e cila pritet të mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Me këtë projekt, ai jo vetëm që hyn në skenën e madhe muzikore shqiptare, por edhe dëshmon përkushtimin dhe potencialin e tij për t’u bërë një emër i rëndësishëm në të ardhmen e afërt të muzikës moderne shqipe. /Telegrafi/
Comments
This post currently has no comments.