Rindaya rikthehet me këngën e re “Identity” – një ndërthurje elegante mes soul dhe R&B

Artistja e re dhe premtuese, Rindaya, ka publikuar projektin e saj të dytë muzikor me titull “Identity”, duke dëshmuar sërish se është një emër që pritet të lërë gjurmë në skenën muzikore shqiptare.
Kënga e re sjell një atmosferë të ndjerë dhe të thellë emocionale, ku Rindaya eksploron ndjesinë e vetë-identifikimit dhe kërkimit të brendshëm përmes një stili që ndërthur elementet soul dhe R&B.
“Identity” është prodhuar nga Despoti në Studio Rrjedha, ndërsa masterizimi është realizuar nga vetë Rindaya, duke dëshmuar aftësinë dhe përfshirjen e saj të plotë në procesin krijues. Beat-i mban firmën e Caleb Rogers, që i jep këngës një ndjesi moderne dhe ndërkombëtare.
– YouTube youtu.be
Videoklipi i shoqëruar me projektin është realizuar nga Fis Halili dhe Narcizem, duke sjellë një estetikë vizuale minimaliste por të thellë, që përforcon mesazhin personal dhe introspektiv të këngës.
Pas suksesit të debutimit të saj me këngën “01”, që u prit shumë mirë nga publiku dhe kritika, Rindaya po e konsolidon profilin e saj si një artiste autentike me zë unik dhe qasje të rafinuar ndaj muzikës alternative. /Telegrafi/
Comments
This post currently has no comments.