Ledri Vula publikon klipin e ri “6ex AM” – në një prej skenave shfaqet me një femër në shtrat

Reperi i njohur dhe i shumëpëlqyer nga publiku, Ledri Vula, ka rikthyer sërish energjinë e tij karakteristike me publikimin e këngës më të re “6ex AM”, një projekt që po pritet me entuziazëm nga fansat dhe dashamirët e muzikës urbane.
Kënga, e realizuar me tekst dhe performancë nga vetë Ledri, përfaqëson një kombinim perfekt mes stilit të tij të veçantë dhe tingujve modernë që po dominojnë aktualisht tregun muzikor shqiptar. Me ritme tërheqëse dhe linja melodike që mbeten në mendje, “6ex AM” sjell një frymë të re në diskografinë e artistit.
Në pjesën e produksionit muzikor kanë kontribuar emra të njohur të industrisë si Lirian Kaçi (Lurromusic) dhe Adion Puka (adionthebeat), ndërsa masteringu është realizuar nga Eros Lila. Një detaj i veçantë në këngë janë edhe vokalet prapavijë të interpretuara nga artistja Diona Fona, të cilat i japin projektit një ndjesi dinamike dhe harmonike.
Ashtu siç pritej nga Ledri, edhe klipi vjen me shumë stil, kreativitet dhe atmosferë elektrizuese, duke reflektuar energjinë dhe identitetin e tij artistik.
“6ex AM” është tashmë e publikuar në të gjitha platformat digjitale, dhe reagimet e para nga publiku janë mëse pozitive – duke e pozicionuar këngën si një nga kandidatët më të fortë për hitin e radhës të Ledrit. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be
Comments
This post currently has no comments.