Leonardo Gashi publikon këngën e re “Ex”

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Leonardo Gashi, ka publikuar sot këngën e tij më të re me titull “Ex”.
Projekti muzikor vjen me një bashkëpunim të fortë artistik, ku teksti është shkruar nga reperi i njohur Elinel, ndërsa muzika dhe produksioni mbajnë firmën e producentit të suksesshëm Cricket.
Për videoklipin, Leonardo i ka besuar regjisorit Visarthedirector, i njohur për punën e tij kreative në shumë projekte të tjera të njohura në tregun vendor.
Foto: YouTube
Kënga “Ex” tashmë është publikuar në platformën YouTube dhe ka filluar të marrë reagime pozitive nga ndjekësit e Leos.
Publikimi i projektit vjen vetëm disa ditë pas lajmeve që qarkulluan për ndarjen e tij nga Lela Seferi, me të cilën u njoh gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.
Foto: YouTube
Megjithëse artisti nuk ka reaguar ende publikisht për jetën e tij private, fansat e kanë mirëpritur rikthimin e tij muzikor, duke e cilësuar “Ex” si një këngë me emocion.
Se si qëndron e vërteta në jetë private, mbetet për t’u parë në vazhdim. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com

Comments
This post currently has no comments.