Don Xhoni paralajmëron projekte të reja muzikore: 10 ultra këngë – viti më interesant ndonjëherë

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka ngjallur entuziazëm te fansat me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku ka paralajmëruar projekte të reja muzikore.
Në një InstaStory, ai ka ndarë një foto ku shihet në makinë, me mbishkrimin: 10 ultra këngë. Viti i ri më interesant ndonjëherë”.
Kjo deklaratë e shkurtër, por e ngarkuar me premtime, ka bërë që ndjekësit të mendojnë se Don Xhoni po përgatitet për një rikthim të fuqishëm.
Foto: Instagram
Artisti njihet për stilin e tij të veçantë dhe energjinë që sjell në çdo projekt, ndaj pritjet për këto 10 këngë janë të larta.
Don Xhoni, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në pak vite me hite si “Kokaina”, “Criminal” dhe “Make a pose”, duket se është gati të hapë një kapitull të ri në krijimtarinë e tij.
Ai është ndër reperët më të ndjekur në trojet shqiptare, i njohur për kombinimin e humorit, karizmës dhe teksteve provokuese.
Fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë dhe të spekulojnë për bashkëpunime të mundshme, teksa shumë presin që projektet e reja të sjellin një tingull ndryshe e më ndërkombëtar. /Telegrafi/

Comments
This post currently has no comments.