Fenomeni Naldi: Artisti që s’po e shohim, por po e dëgjojmë kudo në këngët virale të TikTok

Naldi është një nga emrat më të spikatur të momentit në skenën muzikore shqiptare — jo për paraqitjet publike, por për zërin e tij unik dhe për hitet që kanë shpërthyer në TikTok.
Edhe pse figura e tij mbetet disi misterioze dhe ai shfaqet rrallë në projekte vizuale, muzika e tij po arrin miliona dëgjime dhe po prek një audiencë të gjerë, sidomos tek të rinjtë.
Një ndër këngët më të dashura të tij, “Pse nuk gjej qetësi”, ka pushtuar TikTok-un dhe platformat e tjera sociale. Edhe pse në YouTube vjen vetëm përmes një videoje me animacion, balada e tij e brishtë ka prekur zemrat e dëgjuesve dhe është bërë një nga kolonat zanore më të shpërndara të momentit.
– YouTube youtu.be
Naldi njihet edhe si bashkëpunëtor në hitin e padiskutueshëm të verës së kaluar, “Do Pi”, së bashku me Brunon, Luiz Ejllin dhe Lumi B. Megjithatë, edhe aty ai zgjodhi të mos shfaqej në klip, duke ruajtur identitetin e tij artistik të bazuar më shumë në muzikë sesa në imazh.
– YouTube youtu.be
Një tjetër sukses i madh i Naldit është balada “Në krahët e mia”, një projekt që ka marrë vëmendje masive në rrjetet sociale. Emocioni, interpretimi dhe melodia e tij e veçantë kanë bërë që kënga të dëgjohet e të përhapet gjithandej, duke konfirmuar edhe një herë se Naldi nuk ka nevojë për ekspozim vizual për të krijuar art që prek.
– YouTube youtu.be
Me një stil të veçantë dhe një qasje të pazakontë në industrinë e muzikës, Naldi po dëshmon se talenti dhe autenticiteti mund të mjaftojnë për të pushtuar zemrat e publikut. Ai mbetet një nga artistët më intriguese të momentit, ndërsa fansat presin me padurim projektet e tij të radhës — qoftë edhe nëse ai vendos të mbetet hije prapa zërit të tij. /Telegrafi/

Comments
This post currently has no comments.