menu Home chevron_right
Music

Edhe Kazakistani ia mësyn Eurovisionit – shteti transkontinental shpreh interes për pjesëmarrje në festivalin evropian

Admin | November 8, 2025
Edhe Kazakistani ia mësyn Eurovisionit – shteti transkontinental shpreh interes për pjesëmarrje në festivalin evropian

Ndërsa afron nata më e madhe muzikore e kontinentit, Eurovision 2026 në Vjenë, vëmendja është përqendruar tek një emër që prej vitesh troket në derën e konkursit: Kazakistani.

Debati është ringjallur së fundmi, pasi gjithnjë e më shumë raportohet se EBU-ja (Unioni i Transmetuesve Evropianë) po shqyrton mundësinë që vendi të marrë pjesë për herë të parë në skenën e madhe, shkruan ESC Today.

Televizioni shtetëror Khabar Agency, që nga viti 2016 është anëtar asociuar i EBU-së dhe nuk gëzon të drejtën automatike të konkurrimit. Ashtu si Australia më herët, Kazakistani mund të marrë pjesë vetëm nëse EBU i dërgon një ftesë të posaçme – një hap i rrallë dhe i rezervuar për raste të veçanta.

Megjithatë, dëshira e Kazakistanit për t’u bërë pjesë e Eurovisionit nuk është e panjohur, pasi vendi ka transmetuar për vite me radhë Festivalin e Eurovisionit, është angazhuar rregullisht në bisedime me EBU-në për pjesëmarrje, dhe ka konkurruar pesë herë në Junior Eurovision, duke debutuar që në vitin 2018 në Minsk.

– YouTube youtu.be

Këto përpjekje e bëjnë Kazakistanin njërin nga vendet më të interesuara për t’u bashkuar në edicionin e ardhshëm.

A mund të vijë ftesa këtë vit?

Sipas raportimeve, Khabar Agency vazhdon të jetë në komunikim të drejtpërdrejtë me EBU-në dhe verën e kaluar madje ka shprehur publikisht dëshirën që të ftohet për të marrë pjesë. Meqenëse Eurovizioni 2026 shënon 70-vjetorin e festivalit, analistët e muzikës europiane nuk e përjashtojnë mundësinë e një ftese të veçantë – duke pasur parasysh se në edicionin jubilar të 60-të, Australia u pranua për herë të parë.

Megjithatë, deri tani asgjë nuk është e siguruar. EBU-ja mbetet e përmbajtur dhe e kujdesshme, ndërsa lista përfundimtare e shteteve konkurruese pritet të publikohet në dhjetor. Afati për konfirmimin e pjesëmarrjes është zgjatur deri në mesin e dhjetorit, çka i jep Kazakistanit edhe pak kohë për të shpresuar.

Pse Kazakistani shihet si një kandidat serioz?

Krahas interesimit të vazhdueshëm, Kazakistani ka një komunitet të madh fansash të Eurovisionit dhe një industri muzikore që synon tregun ndërkombëtar. Pjesëmarrja e tij në Junior Eurovision është vlerësuar si profesionale dhe e suksesshme, duke dëshmuar gatishmërinë e vendit për një skenë më të madhe.

Çfarë mbetet për t’u parë?

Deri më tani, 31 shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ‘Eurovision 2026’. Nëse Kazakistani do të bëhet i 32-ti – dhe i vetmi debutues i potencialshëm – kjo mbetet ende e paqartë. Herën e fundit që një vend debutoi në Eurovision ishte në vitin 2015, pikërisht në Vjenë, kur Australia mori pjesë për herë të parë.

‘Eurovisioni 2026’ do të mbahet më 12, 14 dhe 16 maj në Wiener Stadthalle, duke e rikthyer skenën në zemër të Austrisë.

Për momentin, fansat e festivalit duhet të presin edhe pak: nëse EBU-ja do ta surprizojë publikun me një ftesë për Kazakistanin, ajo do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të këtij edicioni jubilar. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply





  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play