menu Home chevron_right
Music

Arsi Bako është fituesja e Festivalit të Këngës në RTK me këngën “Rreze zjarr”

Admin | November 9, 2025
Arsi Bako është fituesja e Festivalit të Këngës në RTK me këngën “Rreze zjarr”

Këngëtarja nga Tirana, Arsi Bako, u shpall fituese e çmimit kryesor “Diamanti Blu” në edicionin e tretë të Festivalit të Këngës në RTK, me këngën “Rreze zjarr”, një krijim me frymë rock që u vlerësua nga juria me pesë anëtarë.

“Nuk e kam pritur, ishte emocion i papërshkrueshëm”, tha Bako pas triumfit, duke përshkruar këngën si motivuese dhe të përshtatshme “për çdo gjendje emocionale”.

Çmimin e dytë e mori Florent Abrashi me këngën “Unë dhe ti”, ndërsa në vend të tretë u rendit Arjeta Palushaj me “Andrra”.

Screenshot/YouTube

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ndau çmimin kryesor, duke e cilësuar festivalin “një kontribut të rëndësishëm për trashëgiminë muzikore kosovare”.

Drejtori i festivalit, Rilind Gërvalla, njoftoi se edicioni i ardhshëm do të mbahet pa subvencion nga Ministria e Kulturës, dhe RTK do ta financojë vetë aktivitetin, duke e bashkuar me rikthimin e “Akordeve të Kosovës.” Ai shtoi se RTK po lobon për pjesëmarrjen e Kosovës në Eurovision.

Festivali, i mbështetur sivjet me 200 mijë euro, u zhvillua për tri net në “Sallën e djegur” të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur si Gjon’s Tears, Elvana Gjata dhe Tuna. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply





  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play