E përfaqësoi Shqipërinë në 2019, Jonida Maliqi: Kulmi i një artisti është pikërisht prekja e skenës së Eurovisionit, e ndjen veten diva

Elhaida Dani ka nisur një podcast të quajtur “Podfestë” në kuadër të Festivalit të Këngës në RTSh.
Ajo të ftuar së fundmi kishte Jonida Maliqin, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2019 me “Ktheju Tokës”.
Këngëtarja e mirënjohur ka folur për këtë eksperiencë unike, që sipas saj është kulmi i karrierës së çdo artisti.
Foto: TikTok
“Më ka qëlluar të flas me këngëtarë që kan marrë pjesë, kanë qenë në Eurovision dhe thonë, kurrë më nuk dua ta provojë një emocion të tillë”, iu drejtua Dani.
“Tani kulmi i një artisti shqiptarë është pikërisht prekja e skenës së Eurovisionit, sepse është ajo skena që ne jemi rritur edhe atje vërtetë e ndjen veten diva. Për ne që nuk kemi prekur shumë skenat botërore, ndryshe nga ti”, u shpreh ajo.
Foto: TikTok
Tutje tha: “Ndaj, për mua ka qenë kulmi i karrierës artistike, ashtu sikur shumë kolege të miat që e kanë përjetuar këtë dhe sa herë na është dashur ta prekim këtë temë, atë kemi thënë. Qasja me publikun, me median, me stafin, me organizimin ishte, do me thënë ishte një botë surreale nga ajo e jona”.
“Ndaj, jo më kot. Unë ndonjëherë kam dëshirën vetëm për, jo për unin që ta rifitoja festivalin dhe të shkoja në Eurovision”, përfundoi mes tjerash Maliqi. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com

Comments
This post currently has no comments.