Halidi rikthehet me një projekt të ri muzikor, një baladë e ndjerë për një dashuri të thyer

Artisti i njohur Halidi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, duke i surprizuar fansat me një rikthim të fuqishëm në tematikat e dashurisë.
Kësaj radhe, ai vjen me një baladë të thellë dhe emocionale, ku rrëfen një histori dashurie të dështuar përmes një repture të ndjerë.
Teksti i këngës mban firmën e vetë Halidit, i cili vazhdon të dëshmojë aftësinë e tij për të përçuar ndjenja të sinqerta dhe momente të brishta përmes vargjeve. Producimi u realizua nga Vizion Records, duke i dhënë projektit një dimension të veçantë muzikor, ndërsa videoklipi u xhirua dhe u konceptua nga Valone, i njohur për stilin e tij vizual estetik.
– YouTube youtu.be
“N’momentin që ‘RRENAT’ bohen pjesë e dashnis, qaty fillon kanga…”, ka shkruar Halidi në një postim në rrjetet sociale, duke paralajmëruar emocionet dhe realitetin e hidhur që përshkon këtë projekt.
Kënga e re është tashmë e publikuar dhe po pritet me interes nga fansat e artistit, të cilët mezi prisnin një rikthim me kaq intensitet dhe sinqeritet. /Telegrafi/

Comments
This post currently has no comments.