Festivali i Këngës në RTSH zbulon datat e edicionit të sivjetmë

Festivali i Këngës në RTSH ka bërë publike datat e edicionit të sivjetëm.
Sipas organizatorëve, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, festivali do të zhvillohet më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor.
Edicioni i këtij viti do të mbledhë në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare.
“Festivali i Këngës në RTSH, zbulohen datat, 4 net magjike në Pallatin e Kongreseve! Më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor skena e Pallatit të Kongreseve do të ndizet nga emocionet, muzika dhe spektakli. Katër net të paharrueshme ku zërat më të mirë, këngët më të reja dhe magjia e traditës do të bashkohen në edicionin e 64-të të këngës shqiptare”, kanë shkruar organizatorët në postimin e tyre.
Gjatë katër netëve radhazi, konkurrentët e këtij edicioni do të interpretojnë “live” këngët e tyre origjinale.
Vlen të theksohet se fituesi i festivalit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, i cili do të mbahet në maj të vitit të ardhshëm në Austri.

Comments
This post currently has no comments.