menu Home chevron_right
Music

Bebe Rexha nënshkruan partneritet me label-in e ri “Empire”, premton një vit të zjarrtë në muzikë

Admin | January 23, 2026
Bebe Rexha nënshkruan partneritet me label-in e ri “Empire”, premton një vit të zjarrtë në muzikë

Artistja e popit dhe kantautorja Bebe Rexha, e nominuar katër herë për çmimin Grammy, ka vendosur të ecë në rrugë të pavarur, duke hyrë në një partneritet me shtëpinë diskografike dhe distribuese Empire, me bazë në zonën e Bay Area në SHBA.

Ky bashkëpunim vjen pas tre albumeve të publikuara nën Warner Records dhe një sërë hitesh të mëdha si “Meant to Be”, “I’m A Mess”, “Me, Myself, and I”, “I’m Good (Blue)” dhe “In the Name of Love”, si dhe bashkëpunimeve me emra të njohur botërorë si David Guetta, Lil Wayne, J Balvin, Florida Georgia Line, Doja Cat, Snoop Dogg, Kylie Minogue, Louis Tomlinson dhe shumë të tjerë.

Lajmin për marrëveshjen e re Rexha e bëri publik vetë më herët këtë muaj, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një fansi në rrjetet sociale, në një kohë kur “era e saj e re” artistike tashmë ka nisur.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Edhe pse detajet e kontratës nuk janë bërë publike, në njoftim thuhet se ky partneritet “sinjalizon një lëvizje strategjike drejt një autonomie më të madhe kreative, duke vazhduar njëkohësisht zgjerimin e ndikimit të saj global”, si dhe “thekson më tej përkushtimin e Empire për të bashkëpunuar me artistë të nivelit botëror dhe për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë karriera të qëndrueshme dhe afatgjata, sipas kushteve të tyre”.

Vetë Rexha u shpreh se për të, muzika nuk ka qenë kurrë thjesht çështje e publikimit të një albumi pas tjetrit. “Njerëzit mund të më njohin si artiste pop, por në thelb gjithmonë e kam parë veten para së gjithash si këngëtare dhe autore. Të bëhem e pavarur dhe të bashkëpunoj me Empire nuk është vetëm një lëvizje biznesi për mua. Ata besojnë në vizionin tim dhe u besojnë instinkteve të mia, gjë që ma ka rifreskuar kreativitetin. Kjo epokë e re ka të bëjë me pranimin e çdo pjese të vetes sime, edhe kur jam rrëmujë. Ky version i imi është pa kërkuar falje dhe plotësisht i qetë në rrugën e vet. Jam e emocionuar t’i ftoj njerëzit më thellë në botën time, përtej muzikës. Këtë e bëj për mamanë, për fansat dhe për Bebe-n e vogël”, tha ajo.

Nga ana tjetër, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Empire, Ghazi, theksoi se Bebe Rexha ka ndërtuar një trashëgimi të pamohueshme si kantautore dhe ikonë e popit, me hite që kapërcejnë zhanret. “Ajo ka një aftësi të veçantë për të krijuar këngë që rezonojnë globalisht dhe ajo që na entuziazmon më së shumti është fakti se ajo vazhdon të evoluojë. Ky partneritet shënon një kapitull të ri dhe të fuqishëm, ku së bashku mund të arrijmë lartësi të reja kreative”, u shpreh ai.

Artistja e lindur në Brooklyn e nisi karrierën e saj profesionale si autore këngësh, duke shënuar suksese me emra si Eminem, Rihanna dhe Selena Gomez. Ajo është nominuar katër herë për çmimet Grammy, përfshirë edhe kategorinë “Best New Artist”, dhe në vitin 2018 u nderua si një nga “Variety Hitmakers”. Po ashtu, Rexha interpretoi himnin kombëtar amerikan në ndeshjen e dytë të World Series 2025. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply





  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play