menu Home chevron_right
Music

A është Portugalia gjithashtu në prag të heqjes dorë nga Eurovisioni? Pjesëmarrësit e konkursit kombëtar njoftuan bojkotin

Admin | December 13, 2025
A është Portugalia gjithashtu në prag të heqjes dorë nga Eurovisioni? Pjesëmarrësit e konkursit kombëtar njoftuan bojkotin

Pas lajmit se Islanda i është bashkuar Irlandës, Spanjës, Holandës dhe Sllovenisë në bojkotimin e Festivalit të Këngës Eurovision 2026, 17 artistët portugezë që marrin pjesë në konkursin kombëtar Festival da Cancao kanë njoftuar se do të refuzojnë të përfaqësojnë Portugalinë nëse fitojnë.

Pjesëmarrësit në konkursin e brendshëm për përzgjedhjen e përfaqësuesve publikuan një deklaratë ku protestonin kundër pjesëmarrjes së Izraelit në konkurs.

Nënshkruesit janë Cristina Branco, Bateu Matou, Rita Dias, DjoDje, Beatriz Bronze (Evaya), Francisco Fontes, Goncalo Gomes, Ines Sousa, Jorge Goncalves (e), Marquise, Nunca Mates o Mandarim dhe Pedro Fernandes.

“Me fjalë dhe këngë, ne veprojmë brenda mundësive që na janë dhënë. Ne nuk pranojmë bashkëpunim në shkeljen e të drejtave të njeriut”, thanë ata.

Përveç kësaj, ata shtuan: “Pavarësisht ndalimit të pjesëmarrjes së Rusisë në Eurovision 2022 për arsye politike (pushtimi i Ukrainës), u habitëm kur pamë se i njëjti qëndrim nuk u mor ndaj Izraelit, i cili, sipas Kombeve të Bashkuara, po kryen gjenocid kundër palestinezëve në Gaza”.

Transmetuesi portugez RTP lëshoi një deklaratë në përgjigje të fjalëve të artistit, duke deklaruar: “Pavarësisht vendimit të artistëve që nënshkruan deklaratën, RTP do të organizojë Festivalin da Cancao dhe konfirmon pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Këngës Eurovision 2026”.

Salvador Sobral, i vetmi artist portugez që fitoi Festivalin e Këngës në Eurovision, kritikoi qëndrimin e RTP-së në një video në rrjetet sociale, duke e akuzuar transmetuesin portugez për “frikacakëri politike”.

Protesta arriti edhe tek publiku portugez, i cili filloi një peticion duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të Portugalisë nga Festivali i Këngës në Eurovision.

Dokumenti, i cili është nënshkruar tashmë nga më shumë se 22,000 njerëz, thekson se vota e RTP-së në favor të pjesëmarrjes së Izraelit “e vendos Portugalinë në anën e gabuar të historisë”. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply





  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play