menu Home chevron_right
Music

Alarmi për mjet shpërthyes në një diskotekë në Prishtinë, ku pritej të performonte Noizy – Policia jep detajet

Admin | July 23, 2025
Alarmi për mjet shpërthyes në një diskotekë në Prishtinë, ku pritej të performonte Noizy – Policia jep detajet

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes ka shkaktuar panik gjatë natës në një nga diskotekat e njohura të Prishtinës, ku ishte paralajmëruar një performancë e reperit të njohur shqiptar, Noizy.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të së mërkurës, kur Policia e Kosovës pranoi një informacion të dyshuar për prezencën e një mjeti shpërthyes në ambientet e lokalit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia ka reaguar dhe ka dërguar në vendin e ngjarjes njësitë e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, përfshirë njësitin për deminim dhe njësinë K9 me qen gjurmues.

Noizy

“Pas evakuimit si dhe kontrollit të plotë të hapësirave nga njësitë përkatëse, është konstatuar se nuk ka asnjë mjet shpërthyes dhe se informata ka qenë e rrejshme”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci po ashtu theksoi se rasti është referuar tek prokurori kompetent, dhe hetuesit policorë do të vazhdojnë procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat dhe burimin e informacionit.


Alarm për mjet shpërthyes - anulohet koncerti i Noizyt në Prishtinë

Lexo po ashtu
Alarm për mjet shpërthyes – anulohet koncerti i Noizyt në Prishtinë

Policia e Kosovës po ashtu falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që të shmangen përhapjet e informatave të pabazuara, pasi ato jo vetëm që krijojnë panik të panevojshëm, por edhe vënë në lëvizje pa arsye resurset shtetërore që mund të jenë të nevojshme në situata reale emergjente.

Foto: Screenshot/Instagram

Si pasojë e gjithë kësaj, vlen të ceket se u anulua performanca e reperit nga Shqipëria. /Telegrafi/

The post Alarmi për mjet shpërthyes në një diskotekë në Prishtinë, ku pritej të performonte Noizy – Policia jep detajet appeared first on Telegrafi.

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play