Albina Kelmendi prezanton “Gënjeja” në “Kënga Magjike 2025”

Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi ka prezantuar këngën e saj të re me titull “Gënjeja”, me të cilën do të marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit “Kënga Magjike”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Albina ndau emocionet e saj për këtë projekt, duke e cilësuar si një krijim të veçantë dhe të realizuar me shumë dashuri.
“Muzika, teksti dhe orkestrimi janë bërë nga Adrian Hila. Me shumë emocion ju prezantoj këngën time në ‘Kënga Magjike 2025’, një krijim i veçantë nga Adrian Hila, me të cilin kam bashkëpunuar me shumë dashuri e respekt”, ka shkruar ajo.
Foto: YouTube
Artistja nuk harroi të falënderonte edhe stilistin Joni Peci, i cili është kujdesur për veshjen e saj, duke thënë se ai e ka bërë të ndihet “si vetja në çdo detaj”.
Kelmendi është një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare dhe pjesëmarrja e saj në “Kënga Magjike” pritet me interes të madh nga publiku.
Foto: YouTube
Kënga “Gënjeja” është publikuar tashmë me ‘hashtag’-un ‘BeMagic’, duke paralajmëruar një tjetër performancë të fuqishme dhe plot emocione nga artistja.
Me këtë projekt, artistja nga Peja rikthehet fuqishëm në skenën muzikore shqiptare, duke dëshmuar edhe një herë stilin e saj unik dhe profesionalizmin që e ka bërë një ndër zërat më të vlerësuar të muzikës moderne shqiptare. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com

Comments
This post currently has no comments.