Albumi i ri i Taylor Swift nuk mori asnjë nominim për Çmimet ‘Grammy 2025’ – fansat ngelin të befasuar

Nominimet për Çmimet Grammy 2026 janë shpallur dhe fansat e këngëtares Taylor Swift vunë re menjëherë një surprizë të madhe: albumi i saj i ri “The Life of a Showgirl” nuk mori asnjë nominim.
Konkretisht, arsyeja për këtë është e natyrës teknike.
Albumi u publikua pas përfundimit të periudhës së aplikimit për këtë vit. Botuesit mund të dorëzonin projekte të publikuara midis 31 gushtit 2024 dhe 30 gushtit 2025, ndërsa “The Life of a Showgirl” u publikua më 3 tetor 2025.
– YouTube youtu.be
Për shkak të kësaj, albumi do të merret në konsideratë vetëm për Çmimet Grammy të vitit 2027.
Ndër emrat më të përmendur para shpalljes së nominimeve ishin Sabrina Carpenter, Kendrick Lamar, Lady Gaga dhe Bad Bunny, ylli i ardhshëm i Super Bowl.
Tani është konfirmuar zyrtarisht se kush do të garojë në kategoritë më të rëndësishme. /Telegrafi/

Comments
This post currently has no comments.