Anxhelo Koci dhe Egli Tako sjellin këngën e re “Nëse t’kujtohem”

Dy emra të njohur të skenës shqiptare, Anxhelo Koci dhe Egli Tako, kanë bërë bashkë forcat për një projekt të ri muzikor që tashmë po tërheq vëmendjen e fansave.
Kënga e titulluar “Nëse t’kujtohem” vjen e kompletuar edhe me një videoklip të realizuar profesionalisht.
Teksti i këngës është krijuar nga vet artistët, duke i dhënë këngës një ndjesi personale dhe autentike, ndërsa muzika dhe producimi janë realizuar nga Anxhelo Koci, duke garantuar një tingull modern dhe tërheqës.
Foto: YouTube
Videoklipi i këngës është punuar nga produksioni Magic Pro, i njohur për realizimet vizuale cilësore, duke i dhënë projektit një atmosferë unike dhe të paharrueshme.
Ky bashkëpunim vjen në një moment të rëndësishëm për të dy artistët, duke i shtuar repertorit të tyre një projekt që pritet të bëhet hit i sezonit.
Foto: YouTube
Fansat tashmë kanë filluar ta shpërndajnë dhe komentojnë videon, duke treguar se projekti ka prekur zemrat e tyre që nga momenti i parë i publikimit.
Egli duhet theksuar se po vazhdon si artiste e vetme duke shkëputur marrëdhëniet me të gjithë kompanitë e muzikës. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
Comments
This post currently has no comments.