Artisti italian Gravagerz arrin sukses të madh ndërkombëtar nën drejtimin e një menaxheri nga Kosova

Alessandro Bruno, i njohur profesionalisht si Gravagerz, është një DJ, producent dhe këngëtar italian, i specializuar në stilin Euphoric House, i cili kombinon elemente të ‘House’, ‘UK Garage’ dhe ‘Dubstep’.
Pavarësisht se është vetëm 21 vjeç, Gravagerz ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm si artist i pavarur, me mbi shtatë milionë dëgjues mujorë në Spotify dhe më shumë se 300 milionë transmetime të kombinuara në platforma të ndryshme.
Një pjesë e rëndësishme e këtij suksesi i atribuhet menaxhimit të tij nga ‘LEAF Management’, një kompani nën drejtimin e Hajriz Bajramit, i cili ka pasur më parë në menaxhim artistë të njohur si Era Istrefi DJ Regard si dhe shumë emra të tjerë.
Ky menaxhim ka treguar se është në gjendje të promovojë dhe zhvillojë artistë të cilët nuk janë vetëm shqiptarë, por edhe nga kombësi të ndryshme, duke dëshmuar nivelin e lartë profesional dhe vizionin ndërkombëtar të LEAF.
Suksesi i Gravagerz ka filluar me publikimet e hershme si “Look Back at It” me Tom Field dhe remix-et për Regard x Ella Henderson dhe remix-in e “Tough” të Lana Del Rey me Quavo etj.
Popullariteti më i madh erdhi me remix-in e këngës së Billie Eilish, “Chihiro”, i cili u bë viral në TikTok dhe Instagram, duke arritur mbi 200 milionë transmetime.
Ky rast tregon qartë se edhe një artist italian mund të zhvillohet globalisht duke punuar me një menaxhment profesional nga Kosova.
Në vetëm një vit si artist i pavarur dhe i menaxhuar nga LEAF, Gravagerz ka arritur të bëhet një emër i njohur dhe të demonstrojë fuqinë e menaxhimit të talentuar shqiptar edhe në arenën globale. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
– YouTube www.youtube.com
Comments
This post currently has no comments.