menu Home chevron_right
Music

Azet njofton tërheqjen nga muzika për arsye familjare

Admin | September 8, 2025

Reperi i njohur, Azet, ka surprizuar ndjekësit me një njoftim të papritur në rrjetet sociale, ku ka treguar se do të tërhiqet për një kohë nga muzika.

Ai ka bërë të ditur se është i detyruar të anulojë koncertet e planifikuara, përfshirë edhe “Release-Show”-n e 19 shtatorit për arsye familjare.

Megjithatë, artisti ka sjellë edhe një lajm të mirë për fansat: publikimin e albumit të ri, të cilin e kishte paralajmëruar prej kohësh.

Postimi i plotë i Azetit (pa ndërhyrje):

“E dashur familje

Për fat të keq, jam i detyruar të anuloj Release-Show e planifikuar më 19 shtator, si dhe të gjitha koncertet e tjera për këtë vit, për arsye familjare. Më vjen vërtet shumë keq, sepse isha gati dhe i gëzuar që të takoja dhe të përformoja për ju.

Aktualisht, fatkeqësisht nuk është e mundur për mua të realizoj këto shfaqje.

Megjithatë, ka edhe lajme të mira: më 19 shtator, siç ishte planifikuar, do të dalë albumi im i ri “Playboys im AMG”.

Jam shumë i lumtur që më në fund do ta ndaj këtë album me ju dhe jam tepër i emocionuar të shoh se si do ta prisni. Së bashku me albumin do të publikohet edhe një këngë e fundit me një kombinim të veçantë, diçka që nuk është dëgjuar më parë.

Ndonjëherë në jetë ndodhin gjëra që nuk mund t’i planifikojmë. Prandaj, tani më duhet të tërhiqem për një kohë. Por një gjë e them me siguri: do të kthehem më i fortë se kurrë!

Faleminderit shumë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj! I juaji, Azet”. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play