Bruno Revolt dhe Vojsava Aliaj publikojnë bashkëpunimin e tyre më të ri “Të kam drit” – një projekt veror me ritme folklorike
Dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Bruno Revotl dhe Vojsava Aliaj, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor, që ka për qëllim t’i japë publikut një atmosferë festive dhe tradicionale këtë verë. Kënga titullohet “Të kam drit”, dhe është publikuar së fundmi në platformat digjitale dhe në YouTube, ku po pritet me entuziazëm nga fansat e të dy artistëve.
“Të kam drit” është një këngë ritmike, e frymëzuar nga zhanri folk, që ndërthur elemente tradicionale shqiptare me një stil modern dhe veror. Kjo e bën këngën të përshtatshme si për vallëzim, ashtu edhe për dëgjim të këndshëm në ambiente të ndryshme gjatë stinës së nxehtë.
Teksti dhe meloditë janë krijuar nga vetë Vojsava Aliaj, një artiste që njihet për origjinalitetin dhe ndjeshmërinë e saj artistike. Vani Rushiti është përkujdesur për orkestrimin, duke sjellë një prodhim të pasur dhe të balancuar, ku bie në sy edhe pjesëmarrja e Devis Kaziut në saksofon, që i jep këngës një ngjyrim unik.
Producenti i projektit është BIO Records, ndërsa videoklipi është realizuar nga MAX Production, një studio që ka sjellë imazhe dinamike dhe ngjyra të ngrohta, duke u përshtatur me tematikën e këngës. Pamjet janë xhiruar në Ajman Park, një vend me atmosferë verore dhe natyrë të gjallë.
Stili dhe paraqitja vizuale e artistëve është përshtatur nga Anisa Haroku, me koreografi të realizuar nga grupi energjik The Beat Killers, ndërsa për grimin është kujdesur Mariola Aliaj.
Bruno dhe Vojsava kanë deklaruar se ky projekt është një dhuratë për fansat e tyre, të cilët prej kohësh kanë kërkuar një bashkëpunim të tillë. Me një melodi të këndshme, ritëm të gëzueshëm dhe tekst që ngjall emocione pozitive, “Të kam drit” synon të bëhet një nga hitet e kësaj vere në muzikën shqiptare. /Telegrafi/
The post Bruno Revolt dhe Vojsava Aliaj publikojnë bashkëpunimin e tyre më të ri “Të kam drit” – një projekt veror me ritme folklorike appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.