Despoti publikon këngën e re “Hera Parë”, një rikthim interesant

Reperi i njohur shqiptar, Despoti, ka sjellë për publikun këngën e tij më të re me titull “Hera Parë”. Projekti i përket zhanrit dark rap dhe trap, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij artistik.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Despoti, i cili edhe këtë herë ka sjellë një stil origjinal dhe të drejtpërdrejtë, duke prekur tema që lidhen me përvojat personale dhe realitetin e jetës urbane.
Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube, e shoqëruar me një vizualizim mjaft interesant dhe dinamik, i cili ka marrë vëmendjen e fansave që në orët e para të publikimit. Komentet pozitive dhe reagimet entuziaste nuk kanë munguar, duke e shndërruar projektin në një prej prurjeve më të diskutuara të momentit.
– YouTube youtu.be
“Hera Parë” vjen si rikthim pas mungesës së reperit për një kohë të gjatë në skenën vendore, dhe është publikuar nën patronatin e label-it “Rrjedha”.
Ky projekt konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit në karrierën e reperit, duke përfaqësuar evoluimin e tij artistik dhe konsolidimin në zhanret ku ai njihet më së miri. /Telegrafi/

Comments
This post currently has no comments.