Despoti publikon këngën e re “Teuf”, projekt hip-hop i punuar nga vetë ai

Reperi Despoti ka sjellë projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Teuf”, një këngë që ndërthur elemente hip-hop, rryma eksperimentale dhe një qasje të theksuar në sound design.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga vetë Despoti, duke i dhënë projektit një identitet personal dhe një tingull të veçantë që dallon nga publikimet e tij të mëparshme.
“Teuf” vjen e shoqëruar edhe me videoklip, ku xhirimet janë kryer nga Rron Gjigolli – lucasrroni, ndërsa video editing është punuar nga Rindaya, duke e kompletuar projektin me një dimension vizual modern dhe konceptual.
Me këtë publikim, Despoti vazhdon të eksperimentojë me tingullin e tij, duke e shtyrë kufirin mes hip-hopit tradicional dhe prurjeve të reja kreative. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be

Comments
This post currently has no comments.