Dion Rico publikon këngën e re “Body”

Artisti shqiptar që jeton në Gjermani, Dion Rico, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Body”.
Kënga është realizuar tërësisht në gjermanisht dhe sjell një atmosferë moderne, ritmike dhe të lehtë për t’u dëgjuar.
“Body” karakterizohet nga një stil urban, ku Dion Rico shfaq anën e tij melodike dhe aftësinë për t’u përshtatur me tingujt aktualë të skenës gjermane.
Me tekst të thjeshtë dhe flow të rrjedhshëm, kënga ka filluar të tërheqë vëmendjen e dëgjuesve të rinj.
Aktualisht, projekti është i disponueshëm në Spotify, ndërsa ende nuk është publikuar në YouTube, duke lënë hapësirë për pritjet rreth një videoklipi apo versioni vizual që mund të vijë së shpejti. /Telegrafi/

Comments
This post currently has no comments.