DJ Sven Väth vjen për herë të parë në Kosovë: Një performancë magjepsëse me “Masterclass”-in dhe muziken elektrike
RAVE Travel po feston 15-vjetorin me një event të paharrueshëm.
Ky vit sjell një surprizë të veçantë për adhuruesit e muzikës elektronike: Sven Väth, legjenda e muzikës techno, do të performojë për herë të parë në Kosovë.
Më 16 gusht, Pallati i Rinisë në Prishtinë do të jetë vendi ku Sven Väth, i shoqëruar nga artistë të tjerë të njohur si Adiel dhe Quest, do të krijojnë një atmosferë elektrizuese.
DJ në fjalë, do të filloj të luaj setet e tij në Pallatin e Rinisë – PLATO, në skenën I.
Ky event është një mundësi për të përjetuar energjinë dhe ritmet që kanë bërë Sven Väth një senzacion të dëshiruar.
Përveç Sven Väth, artistët si Domenico Rosa, Hamze, dhe Liburn do të jenë pjesë e kësaj nate, duke filluar nga ora 16:00 deri në mesnatë.
Kjo ngjarje nuk është vetëm një festë; është një ftesë për të rinjtë dhe të apasionuarit pas muzikës për t’u bashkuar në një atmosferë magjepsëse dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme.
Për më shumë informacione dhe për të siguruar biletat, vizitoni RAVE-TRAVEL.COM
The post DJ Sven Väth vjen për herë të parë në Kosovë: Një performancë magjepsëse me “Masterclass”-in dhe muziken elektrike appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.