Energjia e Taynës ‘pushton’ Interin – “Si Ai” shoqëron golat e zi kaltërve

Skuadra e njohur italiane, Inter, ka publikuar një klip zyrtar që ka tërhequr vëmendjen e publikut, jo vetëm për momentet spektakolare të golave, por edhe për muzikën që e shoqëron.
Në sfond dëgjohet hiti “Si Ai” i artistes shqiptare Tayna, një prej këngëve më të suksesshme të këtij viti.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale të klubit, janë përmbledhur momentet më emocionuese të ndeshjeve të Interit, duke u ndërthurur në mënyrë të përsosur me energjinë dhe ritmin dinamik të këngës.
Foto: Instagram
Kombinimi i fuqisë së lojtarëve në fushë me stilin modern të muzikës së Taynas i ka dhënë klipit një ndjesi të veçantë triumfi dhe entuziazmi.
“Si Ai” është një nga projektet më të dëgjuara të reperes këtë vit, dhe përfshirja e saj në një video zyrtare të një klubi si Interi konsiderohet si një arritje e madhe ndërkombëtare për muzikën shqiptare.
Përmes këtij publikimi, Tayna tregon se muzika e saj po kalon kufijtë rajonalë, duke u bërë pjesë e platformave më prestigjioze evropiane.
Ky është një tjetër moment ku arti shqiptar gjen hapësirë në arenën sportive dhe kulturore ndërkombëtare. /Telegrafi/

Comments
This post currently has no comments.