menu Home chevron_right
Music

Fund i një epoke: Kanale muzikore të MTV do të ndërpriten në gjithë Evropën deri në fund të vitit 2025

Admin | October 16, 2025
Fund i një epoke: Kanale muzikore të MTV do të ndërpriten në gjithë Evropën deri në fund të vitit 2025

Një shenjë e kohëve që po ndryshojnë – dhe një vendim biznesi që njëkohësisht shënon një moment kulturor, duke sinjalizuar fundin e një periudhe të zbulimit kolektiv të muzikës dhe duke na bërë të reflektojmë mbi mënyrën se si e konsumojmë muzikën në epokën digjitale.

Është vërtet fundi i një epoke për ata që kaluan pjesë të çmuara të fëmijërisë së tyre para ekranit, duke pritur me padurim videoklipin më të ri, renditjen javore të hiteve apo gjithë magjinë e modës dhe kulturës pop që ofronte MTV-ja, shkruan EuroNews.

Gjiganti i argëtimit Paramount Global ka njoftuar lajmin e hidhur se pas 44 vjetësh transmetim të pandërprerë, një institucion i vërtetë kulturor do të mbyllet përgjithmonë më 31 dhjetor 2025.

Do të ndalen pesë prej kanaleve më të dashura muzikore: MTV Music, MTV 80s, MTV 90s, Club MTV dhe MTV Live. Fillimisht do të ndalen në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, për t’u fikur më pas edhe në Francë, Gjermani, Austri, Poloni, Hungari, Australi dhe Brazil.

Ky vendim vjen në kuadër të masave të forta për uljen e kostove të ndërmarra nga Paramount Global, e cila këtë vit po bashkohet me Skydance Media. Përveç aspektit financiar, mbyllja pasqyron ndryshimet e mëdha në zakonet e shikimit dhe dëgjimit të audiencës, pasi dashamirët e muzikës janë zhvendosur masivisht drejt platformave digjitale.

Rrjetet sociale dhe platformat e transmetimit online janë bërë konkurrentë të pamëshirshëm, duke e bërë të pamundur për kanalet televizive të mbajnë ritmin – edhe pse për dekada ato krijuan një ndjenjë komuniteti që sot është zëvendësuar nga mënyra më personale e përjetimit të muzikës.

Kjo mbyllje shënon fundin e një trashëgimie të kulturës pop që nisi në SHBA në 1981, kur MTV transmetoi për herë të parë videon profetike “Video Killed The Radio Star” nga The Buggles.

Më pas erdhën momentet ikonike të kulturës pop:
– Premiera e videos legjendare “Thriller” të Michael Jackson në dhjetor 1983,
– Intervista e David Bowie-t që kërkonte më shumë hapësirë për artistët me ngjyrë në MTV,
– Emisioni revolucionar The Real World në fillim të viteve ’90,
– Shfaqja e Nirvanës me “Smells Like Teen Spirit” që e solli grunge në krye të muzikës,
– Apo përplasjet e paharrueshme mes Courtney Love dhe Madonna-s.

MTV nisi transmetimet në Evropë në vitin 1987, dhe emisione si MTV Unplugged u shndërruan në institucione më vete. Në kulmin e tyre, këto kanale i kthenin videot promovuese në vlera artistike, lansuan karriera muzikore, përhapën trende mode përtej kufijve dhe formësuan kulturën rinore për dekada me radhë.

Por në vitet 2010, televizioni muzikor tradicional filloi të zbehej përballë rritjes së rrjeteve sociale dhe platformave me përmbajtje “on demand”.

Marka MTV do të vazhdojë të ekzistojë përmes platformave digjitale dhe eventeve të njohura si VMA-t dhe EMA-t, por me fundin e vitit 2025, muzika në ekranet televizive, ashtu siç e kanë njohur brezat e tërë, do të jetë vetëm kujtim. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play