Getinjo flet hapur: Është kohë e vështirë për tekstshkruesit si unë – nuk kam asgjë kundër reperëve tjerë, ka bukë për të gjithë

Reperi i njohur, Getinjo, ka ndarë së fundmi një mesazh reflektues në rrjetet sociale, ku flet për sfidat me të cilat përballen sot artistët që fokusohen në tekstet me kuptim të thellë.
Në një postim në Instagram, ai u shpreh se “është një kohë pak e vështirë për tekstshkruesit si unë”, duke treguar se skena muzikore nuk po i vlerëson sa duhet këngët me përmbajtje të fortë.
Sipas tij, “kjo tokë e muzikës që janw ka e mbjellin nuk bjen frute e as lule”, duke iu referuar faktit që përpjekjet për të sjellë diçka origjinale shpesh nuk shpërblehen sa duhet.
Foto: Instagram
Megjithatë, ai theksoi se fitimet në klube mbeten një mënyrë e qëndrueshme për artistët që duan të mbajnë jetesën.
Getinjo shtoi se është i vendosur të publikojë këngë me “tekste smart edhe real”, duke i dhënë rëndësi përmbajtjes dhe mesazhit që përcjell tek publiku.
Në postim tutje tregoi se nuk ka asgjë kundër kolegëve të tjerë të skenës, duke u shprehur se “ka bukë për krejt”, një mesazh që nënkupton mbështetje dhe respekt për të gjithë artistët, pavarësisht stilit apo qasjes së tyre në muzikë.
Getinjo është i njohur për tekstet e tij që shpesh përmbajnë mesazhe sociale, emocionale dhe reflektuese, duke u dalluar nga shumë artistë të tjerë që ndjekin trende më komerciale. /Telegrafi/

Comments
This post currently has no comments.