Hiti që e keni dëgjuar me miliarda herë është shpallur ‘Kënga më e mirë’ e vitit 2025

Hiti që ndoshta e keni dëgjuar me miliona herë fitoi çmimin ‘Kënga e Vitit’ në MTV Video Music Awards mbrëmë.
Sigurisht, është “APT.”, e cila ka gati dy miliardë shikime vetëm në YouTube.
Kënga është një duet midis Bruno Mars dhe Rose, një këngëtare koreane dhe anëtare e grupit Blackpink.
Së bashku me çmimin për ‘Videon më të mirë’, çmimi për ‘Këngën e Vitit’ është një nga dy çmimet më prestigjioze në këtë event.
Rose e pranoi vetë çmimin mbrëmë, pasi Bruno Mars nuk ishte i pranishëm në këtë event.
Në një fjalim prekës, ajo ia dedikoi çmimin versionit 16-vjeçar të vetes, duke theksuar rëndësinë e pranimit dhe punës së palodhur.
Kjo e bëri Rose artisten e parë solo të K-pop që u vlerësua me çmimin ‘Kënga e Vitit’ në VMA.
Rastësisht, kënga “APT.” u nominua në tetë kategori të rëndësishme, duke përfshirë “Videoja e Vitit”, “Bashkëpunimi më i Mirë”, “Performanca më e Mirë Pop” dhe “Efektet më të Mira Vizuale”. /Telegrafi/
Comments
This post currently has no comments.