“Jemi vëllezërit e Ilirit”, Pro Band vijnë me këngë dedikuar Ilir Konushevcit

Grupi i njohur Pro Band i këndojnë heroit të lirisë Ne jemi mësuar ti shohim e ti dëgjojmë me këngë ritmike e festive, e ku janë ata festa është e madhe.
Por këtë herë me rastin e festës së Kombit të 28 Nëntorit ata kanë sjellë një himn kushtuar dëshmorit Ilir Konushevci.
Po e kuptuat se bëhet fjalë për djemtë e grupit të njohur Pro Band , të cilët sapo kanë publikuar këngën “Jemi Vëllezërit e Ilirit” duke ringjallur nga harresa një hero të madh shqiptar.
– YouTube youtu.be
E veçanta e klpit është se rolin e heroit e luan nipi i dëshmorit të lirisë i cili mban po emrin Ilir, ndërsa ky projekt la nisur të pritet mjaft mirë duke u renditur tek ato këngë tē lavdishme që do të mbetem gjatë e do të këndohen nga të gjithë i madh e i vogël.
Teksti dhe muzika është punuar nga Besim Bunjaku – Bica, punuar në studion e mjeshtrit Florent Boshnjaku me video nga A Films e klipin mund ta ndiqni e ta kkikoni në linkun më poshtë. /Telegrafi/

Comments
This post currently has no comments.