menu Home chevron_right
Music

Këngëtarja e bërë me AI, Xania Monet debuton në top listat e Billboard dhe jep intervistën e parë në emisionin e mëngjesit

Admin | November 8, 2025
Këngëtarja e bërë me AI, Xania Monet debuton në top listat e Billboard dhe jep intervistën e parë në emisionin e mëngjesit

Avatarët digjitalë janë kthyer në trend global – nga modelet e gjeneruara nga AI, te influencerët virtualë e deri te aktorët digjitalë — por Xania Monet është artistja e parë virtuale që po i sfidon realisht njerëzit në skenën e muzikës. Më 1 nëntor, këngëtarja e krijuar nga inteligjenca artificiale u rendit në vendin e 30-të në Adult R&B Airplay Chart, duke siguruar edhe një kontratë diskografike prej 3 milionë dollarësh dhe duke hapur sërish debatin rreth rritjes së ndikimit të AI në industri.

Xania Monet “lindi” nga imagjinata e poetes dhe këngëtares Telisha “Nikki” Jones nga Misisipi, e cila i jep jetë teksteve të saj përmes ritmeve të R&B falë platformës Suno – një ndër mjetet më të njohura për krijimin e muzikës me AI. Jones e përshkruan Xanian si një zgjatim të vetes, duke theksuar se përmes saj arrin të shpërndajë poezitë dhe historitë e saj të frymëzuara nga jeta.

“Ne përdorëm inteligjencën artificiale si mjet, për të cilin u krijua. E përdorëm për të përmirësuar artin tonë”, – ka thënë menaxheri i Xanias, Romel Murphy, për CNN.

– YouTube youtu.be

“Ne krijuam muzikë të vërtetë R&B, të mbështetur në ndjenjë dhe përvojat reale të jetës së Nikki-t. AI vetëm na ndihmoi ta çonim mesazhin në botë. Por arti dhe gjithçka që fshihet pas tij është plotësisht njerëzore”.

Kënga “How Was I Supposed to Know” fillimisht u bë virale në TikTok, përpara se të kalonte në platforma të tjera e më pas të futej në listat e Billboard. Ky është vetëm suksesi më i fundit i Xanias, e cila në katër muajt e parë të karrierës së saj ka publikuar plot 44 këngë në Spotify, ka mbledhur rreth 1.2 milion ndjekës në platformë dhe pothuajse 800 mijë të tjerë në rrjete të ndryshme sociale.

Rritja e shpejtë e popullaritetit të avatarit digjital ka tërhequr vëmendjen e kompanisë diskografike Hallwood Media, e cila ka nënshkruar kontratë si me modelin e AI-së, ashtu edhe me artisten njerëzore që qëndron pas tij – me vlerë 3 milionë dollarë.

– YouTube youtu.be

“Po e kombinoj atë që dua të bëj më së shumti me teknologjinë,” ka deklaruar Tellisha Jones. “AI është epoka e re në të cilën po hyjmë. Unë e shoh si mjet, si instrument – dhe po e përdor thjesht kështu”.

Megjithatë, jo të gjithë në industrinë muzikore pajtohen me këtë qasje. Artistët njerëzorë druajnë se shumë shpejt mund të zëvendësohen nga modele të inteligjencës artificiale që prodhojnë përmbajtje me një ritëm të pakrahasueshëm, duke pasur frikë se platformat e transmetimit dhe kompanitë diskografike do të investojnë më shumë te AI sesa te talenti njerëzor. Thirrjet për legjislacion që mbron të drejtat e muzikantëve realë deri tani nuk kanë gjetur mbështetje.

Jones, e cila pranon se vetë nuk është këngëtare dhe se mbështetet te Suno për të transformuar poezitë e saj në këngë, nuk shqetësohet nga kritikat. Ajo thekson se po përdor AI vetëm si vegël krijuese dhe se artistja e vërtetë mbetet ajo vetë. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply





  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play