Kosova për herë të parë pjesëmarrëse në konferencën evropiane të xhazit, me ftesë të veçantë për Mitrovica International Jazz Days

Mitrovica International Jazz Days ka kënaqësinë të njoftojë pjesëmarrjen historike të Kosovës për herë të parë në Konferencën Evropiane të Xhazit (European Jazz Conference) – ngjarja më e rëndësishme për xhazin dhe muzikën kreative në Evropë dhe më gjerë!
Ftesa e veçantë erdhi nga Karolina Juzwa, Presidente e Europe Jazz Network (EJN), së cilës i shprehim mirënjohjen më të thellë për mikpritjen dhe përkrahjen.
Është një nder i jashtëzakonshëm të përfaqësojmë Kosovën në këtë platformë ndërkombëtare prestigjioze dhe të krijojmë lidhje të reja përmes fuqisë së muzikës.
Rreth Europe Jazz Network (EJN) Europe Jazz Network është një rrjet ndërkombëtar që përfshin mbi 180 organizata nga më shumë se 35 vende evropiane, duke përfshirë festivale, klube, qendra kulturore dhe institucione të muzikës kreative.
Qëllimi i EJN është të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar, diversitetin kulturor dhe artistik, dhe zhvillimin e qëndrueshëm të skenës së xhazit në Evropë.
Më shumë: www.europejazz.net
Rreth European Jazz Conference European Jazz Conference është takimi vjetor më i rëndësishëm për profesionistët e xhazit në Evropë, ku mblidhen drejtues të festivaleve, muzikantë, kuratorë dhe organizatorë nga mbarë bota për të ndarë ide, për të bashkëpunuar dhe për të avancuar xhazin si formë arti bashkëkohore.
Konferenca përfshin sesione diskutimesh, koncerte të kuruara dhe aktivitete rrjetëzimi. Edicioni i 11-të i konferencës po mbahet në Bari, Itali, nga 25–28 Shtator 2025, nën moton: “Somewhere called HOME”. /Telegrafi/

Comments
This post currently has no comments.