Lewis Capaldi rikthehet në Glastonbury me emocion dhe lot pas pauzës dyvjeçare

Lewis Capaldi është rikthyer fuqishëm në skenën Pyramid të Glastonbury-t, dy vite pas performancës së ndërprerë për shkak të sindromës Tourette.
Në një moment prekës, këngëtari 28-vjeçar u shfaq me lot në sy dhe tha: “Jam kthyer, zemër!”, përpara mijëra fansave që e pritën me brohoritje.
Performanca e tij përfshinte disa nga hitet më të mëdha, si Someone You Loved, si dhe këngën e re Survive, e cila rrëfen betejën e tij personale me shëndetin mendor dhe sfidat pas ndërprerjes së karrierës, shkruan DailyMail.
Teksa këndonte, jo vetëm ai, por edhe fansat në publik u emocionuan, duke e shoqëruar me lot, duartrokitje dhe këngë në kor.
“Dy vjet më parë nuk isha i sigurt nëse do të mund ta bëja këtë sërish”, tha ai. “Sot jam këtu për ta përfunduar atë që s’munda atëherë”.
Rikthimi i Capaldi-t vjen pas një periudhe pushimi që ai e përdori për t’u përballur me efektet e diagnozës së sindromës Tourette dhe për të gjetur qetësi mendore.
Videoja e këngës Survive, e publikuar në Instagram pak orë para performancës, përfshin momente intime nga jeta dhe karriera e tij, duke reflektuar gjithë dhimbjen dhe shpresën që ai sjell me këtë rikthim.
Reagimi i fansave në rrjet ishte i menjëhershëm dhe i fuqishëm, me mesazhe mbështetëse si: “Bota është më e ndritshme me ty në të” dhe “Na ke munguar shumë, mirë se u ktheve”.
Ky set i shkurtë, por i fuqishëm konfirmon se Capaldi është më i vendosur se kurrë të qëndrojë dhe të flasë përmes muzikës – me sinqeritet, dhimbje dhe shpresë. /Telegrafi/
The post Lewis Capaldi rikthehet në Glastonbury me emocion dhe lot pas pauzës dyvjeçare appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.