Lisi sjell EP-në e tij të parë me tetë këngë të veçanta

Artisti i ri Lisi ka shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore, duke publikuar EP-në (mini-albumin) e tij më të ri, të titulluar “lisi”. Ky projekt përfaqëson prezantimin më të plotë artistik të tij deri më tani dhe vjen si një dëshmi e qartë e potencialit dhe identitetit të tij muzikor.
Me këtë EP, Lisi sjell tetë këngë të reja, secila me përmbajtje dhe atmosferë të veçantë, duke theksuar stilin e tij autentik dhe eksperimentimin me tinguj modernë. Lista e këngëve përfshin: “Mars”, “U Lala”, “Cataleya”, “Adrenalina”, “Granate”, “Qa Qa”, “Edhe pak” dhe “All Eyes On Me”.
Në realizimin e këtij projekti, Lisi ka bashkëpunuar me producentin Qelik Lipa, ndërsa vet artisti ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt edhe në tekstet e këngëve, duke i dhënë EP-së një dimension personal dhe të sinqertë.
Lisi, emri i vërtetë i të cilit është Erlis Ukhagjaj, shihet si një shembull i qartë i këmbënguljes dhe guximit artistik. Pavarësisht sfidave që shpesh i shoqërojnë artistët e rinj në hapat e parë të karrierës, ai ka zgjedhur të mos hezitojë dhe të publikojë një projekt të plotë, duke besuar në vizionin e tij muzikor.
EP-ja “lisi” tashmë është e disponueshme në platformat digjitale dhe shënon një fillim premtues për rrugëtimin artistik të Lisit në skenën muzikore. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be
– YouTube youtu.be
– YouTube youtu.be
– YouTube youtu.be
– YouTube youtu.be
– YouTube youtu.be
– YouTube youtu.be
– YouTube youtu.be

Comments
This post currently has no comments.