MatoLale dhe Soni Malaj lansojnë këngën e re “Ktë natë”

MatoLale dhe Soni Malaj kanë publikuar ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor.
“Ktë natë” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili u shoqërua edhe me videoklip.
Teksti u shkrua nga vet artisti në bashkëpunim me Edlir Begollin, derisa ky i fundit u kujdes edhe për producimin.

Videoja i është besuar produksionit të njohur, Fullmoon Production.
Soni ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip, duke marrë vëmendje edhe me stilin e paraqitjen.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.
Përkundër se i përkasin zhanreve të ndryshme, ky kombinim duket i mrekullueshëm. /Telegrafi/
The post MatoLale dhe Soni Malaj lansojnë këngën e re “Ktë natë” appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.