Melinda Ademi publikon këngën e re “Oj shpirt”

Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Oj shpirt” mban titullin kënga e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ky projekt duhet theksuar se është pjesë e albumit të saj të ri “Bad Diva”.

Teksti është shkruar nga vet këngëtarja bashkë me Mak Zogajn me producim nga Big Bang dhe Aspekt.
Për videon u përkujdes Fullmoon Production.

Bukuroshja nga Mitrovica vjen me klip veror, me stil e paraqitje të mrekullueshme.
Besohet që kjo këngë e 29-vjeçares do të pritet mirë edhe nga fansat e publiku, që i kanë qëndruar pranë që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/
The post Melinda Ademi publikon këngën e re “Oj shpirt” appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.