menu Home chevron_right
Music

Ministri gjerman i punëve të jashtme e bën publike preferencën e tij muzikore: Jam fans i Dua Lipës

Admin | November 19, 2025
Ministri gjerman i punëve të jashtme e bën publike preferencën e tij muzikore: Jam fans i Dua Lipës

Në një video të xhiruar në avionin qeveritar, pas kthimit nga vizita në 6 vendet e Ballkanit, Johann Wadephul, tregon telefonin e tij mobil: në playlistën e tij shihet albumi Radical Optimism i Dua Lipës.

Wadephul zbulon edhe një sekret: “Kam pasur një biletë për të shkuar me vajzën time më të voglën në koncertin e saj, por pastaj u bëra ministër i jashtëm”.

Në vijim postimi i ministrit të jashtëm gjerman në Instagram lidhur me vizitën e tij në vendet e Ballkanit: “Pas meje qëndron një udhëtim intensiv në Ballkanin Perëndimor dhe ai tregoi edhe një herë se sa vendimtar është ky moment për Evropën.

Bëhet fjalë për pyetjen se si duam ta formësojmë sigurinë dhe të ardhmen e kontinentit tonë. Sepse pikërisht tani, në një kohë kur agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës vazhdon me gjithë ashpërsinë, nuk guxojmë t’ia lëmë lagjen tonë të afërt ndikimit të shteteve autoritare.

Në qendër të bisedave të mia në të gjitha këto vende ishte procesi i anëtarësimit në BE. Sepse të gjashtë vendet duan që në të ardhmen t’i përkasin BE-së, komunitetit tonë të paqes dhe vlerave.

Dhe këtu vlen parimi: Nuk mund të ketë rrugë të shkurtër. Të gjitha kriteret duhet të plotësohen para se të mund të ketë anëtarësim – nga funksionimi i shtetit ligjor, te lufta efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e deri te forcimi i të drejtave themelore demokratike.

Por: Kur përpjekjet reformuese janë të dukshme dhe zbatohen në mënyrë të qëndrueshme, ato duhet edhe të vlerësohen, me një perspektivë të vërtetë brenda BE-së. Pikërisht Mali i Zi dhe Shqipëria kanë bërë përparime të mëdha vitet e fundit. Në të njëjtën kohë, nuk nevojiten vetëm përparime në rajon.

Edhe vetë BE-ja duhet të jetë e gatshme për reforma – nëpërmjet proceseve më efikase të vendimmarrjes, për shembull më shumë vendime me shumicë të kualifikuar. Vetëm kështu Evropa mbetet e aftë të veprojë dhe e gatshme për anëtarë të rinj. Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane. Dhe Gjermania mbetet një partner i besueshëm në rrugën e përbashkët drejt BE-së. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply





  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play