Mirsa Kerqeli publikon cover-in e këngës legjendare “Ëndërr”

Këngëtarja, Mirsa Kerqeli, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, duke risjellë në një version modern një nga këngët më të njohura të muzikës shqiptare, “Ëndërr” të Agron Berishës.
Lajmin e bëri të ditur vetë artistja përmes rrjeteve sociale, ku ndau pamje nga videoklipi i ri, që tashmë është publikuar.
Kënga, e realizuar në bashkëpunim me “Baresha Network” dhe “Urban Films”, përfaqëson një ndërthurje të stilit bashkëkohor me ndjeshmërinë klasike të versionit origjinal, duke ruajtur emocionin e thellë që e ka bërë këtë krijim një pjesë të pandashme të trashëgimisë muzikore shqiptare.
Në postimin e saj, Mirsa Kerqeli u shpreh e lumtur për këtë rikthim në një këngë që, sipas saj, ka një vend të veçantë në zemrën e publikut: “Sapo publikova projektin tim më të ri – versionin tim të këngës ‘Ëndërr’ nga ikona e muzikës shqiptare, Agron Berisha. Shpresoj që t’ju pëlqejë”.
Këngëtarja fton ndjekësit ta dëgjojnë interpretimin e saj të ri, që i jep frymë të re një prej klasikëve më të dashur të muzikës shqiptare. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com

Comments
This post currently has no comments.